RTSH 24 Live

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

14/01/2021

Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Nisma e Vjosa Osmani do të garojë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit në zgjedhjet parakohshme të 14 shkurtit.  Në deklaratën për shtyp këtë të enjte Kurti tha se ata kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për një shtet të drejt dhe pa korrupsion. Më tej ai tha se Kosova ka nevojë për një kryeministër të ri (duke nënkuptuar veten) dhe për një Presidente të re (duke nënkuptuar Osmanin). "Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim. Vendi ka nevojë për kryeministër dhe presidentë te re. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ligjetimojmë këtë. Kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të madh," tha  lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Ndërsa Presidentja në detyrë Osmani në fjalën e saj tha se marrëveshja e nënshkruar përfaqëson vullnetin e lirë të qytetarëve. Më tej ajo tha se Kosova për 2 dekada është udhëhequr nga persona të gabuar dhe mundësi të gabuara, por kjo do të ndryshojë ëpr katër vite, pasi do të jenë qytetarët që do të marrin vendimet dhe jo ata. "Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju” tha Osmani.

Afati për aplikim nga subjektet politike për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit është deri të shtunën më 16 janar, në ora 18:00.