RTSH 24 Live

Sociale

Urgjenca e QSUT-së në luftë me kohën - Nisin punimet për riparimin e dëmeve në rrjetin elektrik

23/04/2024

Urgjenca e QSUT-së në luftë me kohën - Nisin punimet për riparimin e dëmeve në rrjetin elektrik

Pas dy muaj e gjysmë nga zjarri i rënë në urgjencën e QSUT, nis puna për riparimin e dëmeve. Ministria e Shëndetësisë do të paguajë 300 mijë euro për riparimin e këtyre dëmeve dhe rikthimin në normalitet të Urgjencës së re të Sëmundjeve të Brendshme.

Punimet në rrjetin elektrik kanë disa ditë që kanë nisur dhe pamjet e para të tyre i ka shpërndarë sot vetë ministrja e shëndetësisë duke pohuar se të gjithë janë në luftë me kohën për të rikthyer në gjendje pune këtë strukturë.

Punimet përfshijnë ndërtime dhe instalime elektrike në zonën e dëmtuar nga flakët dhe po kryhen nga e  njëjta kompani që ka bërë edhe ndërtimin e godinës e urgjencës  së mundjeve të brendshme. Sipas informacioneve që dha më herët ministrja në seancën dëgjimore të komisionit të shëndetësisë vlera e dedikuar për riparimin e dëmit është parashikuar nga inxhinierët e Universitetit Politeknik dhe ka marrë oponencën përkatëse nga inxhinierët e Institutit të Ndërtimit. Sipas ministres urgjenca do të rinisë punë në fund të muajit maj.

Edhe pse në kushte jo normale funksioni, urgjenca po jep pjesërisht shërbime për urgjencat ë sëmundjeve të brendshme dhe urgjenca neurologjike.

Ndërkaq prokuroria e Tiranës vijon hetimin për zjarrin që ra në fillim të muajit shkurt dhe do të kryeje riekspertim për verifikimin edhe te cilësisë së punimeve në godinën me të re të qendrës spitalore.

/RTSH/