RTSH 24 Live

Aktualitet

Unaza e Madhe e Tiranës, Rama: Përfundon plotësisht në fund të këtij viti

08/05/2024

Unaza e Madhe e Tiranës, Rama: Përfundon plotësisht në fund të këtij viti

Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës duket se po vijojnë me ritme të shpejta, ndërsa kryeministri Edi Rama bën me dije se pritet të përfundojë plotësisht në fund të këtij viti.

Në një postim në Facebook, teksa poston video nga punimet, Rama shkruan: “Unaza e Madhe e Tiranës po avancon në të gjitha lotët. Përfundon plotësisht në fund të këtij viti”.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë dhe do të lidhë kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare.

/rtsh.al/