RTSH 24 Live

Aktualitet

Transformimi i shkollës “Naim Frashëri”, Rama: Kushte dinjitoze për 850 nxënës e mësues

30/04/2024

Transformimi i shkollës “Naim Frashëri”, Rama: Kushte dinjitoze për 850 nxënës e mësues

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje nga punë për transformimin e shkollës “Naim Frashëri” në Fier.

Kreu i qeverisë shprehet se kjo shkollë do të garantojë kushte dinjitoze dhe standarte bashkëkohore për 850 nxënës e mësues.

“MIRËMËNGJES dhe me punën për transformimin e shkollës  “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që do të garantojë kushte dinjitoze dhe standarde bashkëkohore për 850 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/