RTSH 24 Live

Botë

Tragjedia me 18 viktima, reagojnë liderët evropianë: Ngjarje pikëlluese, Ukraina po 'paguan' taksë të madhe

18/01/2023

Tragjedia me 18 viktima, reagojnë liderët evropianë: Ngjarje pikëlluese, Ukraina po 'paguan' taksë të madhe

Pas tragjedisë me 18 të vdekur në Ukrainë, pas rrëzimit të helikopterit në një qytet në Kiev mbi një çerdhe fëmijësh, kanë qenë të shumta reagimet e liderëve evropiane. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu “ngushëllimet e saj të përzemërta” për familjet e viktimave, Presidentin Zelensky dhe mbarë vendin.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel po ashtu ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë, duke thënë se Evropa i bashkohet Ukrainës në pikëllim. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, shkruan se përplasja tregon "taksën e madhe" që po paguan Ukraina në luftën kundër Rusisë.

Për tragjedinë e rëndë me 18 viktima mes të cilëve 3 fëmijë, Ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastyrsky, zëvendësi i tij Yevhen Jenin dhe Sekretari i Shtetit, kanë reaguar dhe zyrtarët e lartë ukrainas.

Kryeministri Denys Shmyhal postoi një homazh në Twitter, së bashku me fotot e disa prej viktimave, ministrit të brendshëm Denys Monastyrskyi, zëvendësit të tij të parë, Yevheniy Yenin dhe sekretarit të shtetit të ministrisë Yurii Lubkovych. Ndërsa Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, thotë se është "i pikëlluar" nga vdekja e kolegëve të tij dhe u dërgon ngushëllimet më të thella familjeve të tyre dhe familjeve të të gjithë atyre që u vranë këtë mëngjes.

/rtsh.al/