RTSH 24 Live

Kosova

Tensionet për targat, ambasadori gjerman dhe ai francez takim me Kurtin

22/11/2022

Tensionet për targat, ambasadori gjerman dhe ai francez takim me Kurtin

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës, Jorn Rohde dhe Olivier Guerot kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me tensionet që janë shkaktuar në veri të vendit për targat.

Mos arritja e një marrëveshje në Bruksel ishin temë qendrore e diskutimit, ku Kurti është shprehur se Kosova ka dëshmuar konstruktivitet për arritjen e një marrëveshje me njohjen reciproke në qendër

“Ai e ritheksoi se përmes pjesëmarrjes në takime të ftuara nga ndërmjetësuesit dhe propozimeve të saj, Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe se për dallim nga Serbia, e konsideron si bazë të mirë propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim e kryeministrisë së Kosovës.

/rtsh.al/