RTSH 24 Live

Sociale

Të huajt që punojnë në Shqipëri vlerësojnë pagën, kushtet e punës, njerëzit dhe vendin

23/04/2024

Të huajt që punojnë në Shqipëri vlerësojnë pagën, kushtet e punës, njerëzit dhe vendin

Kompania në Vlorë që merret me përpunimin e metalit ka 25 të punësuar, 20 janë nga Shqipëria, 4 nga India e një pakistanez.

Kanë dy vite këtu, e ndihen si në shtëpinë e tyre. Paguhen nga 700-1000 euro në muaj për punën që bëjnë, ndërsa nga punëdhënësi u sigurohet dhe strehimi dhe ushqimi.

 “Kam ardhur nga New Delhi. Atje kam punuar karpentier. Zgjodha Shqipërinë, pasi puna paguhet mirë, ndërsa detyrime kemi më pak. Më pëlqen gjithçka këtu, por në Indi kam familjen, dy fëmijët, ndaj dhe nuk kam vendosur se sa do të qëndroj në Shqipëri.”

 “Unë jam Majkëll. Edhe unë kam dy vjet që punoj këtu. Më pëlqen. Çdo gjë është mirë, shtëpia ku po qëndroj, puna, ushqimi”. 

“Kam dy vite këtu. Kam ardhur nga India për të punuar. Familjen e kam atje. Më pëlqen gjithçka këtu, njerëzit, kushtet e punës, pagesa. Më leverdis të qëndroj këtu. Shqipëria është shumë e mirë. Kemi dhe detin shumë afër dhe ndonjëherë shkojmë dhe atje”

Nga qëndrimi këtu, kanë mësuar edhe nga pak shqip.

Sipas statistikave të INSTAT, në fund të vitit 2022 të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri rezultonin 18 181 persona, 7,930 prej të cilëve për punësim.

RTSH