RTSH 24 Live

Kosova

Tahiri: Çështja e targave po dramatizohet nga Kurti, për të përgatitur opinionin për kompromise

22/11/2022

Tahiri: Çështja e targave po dramatizohet nga Kurti, për të përgatitur opinionin për kompromise

Kryeministri Albin Kurti, është kritikuar edhe nga ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, lidhur me çështjen e targave. Sipas saj, Kurti po e dramatizon çështjen e targave me qëllim që të përgatisë opinionin për kompromise. Sipas saj, duke pranuar planin franko- gjerman, Kurti e ka bërë kompromisin e parë.

“Kurti po e dramatizon çështjen e targave, për të përgatitur opinionin për kompromise. Tashmë të parin e bëri, duke pranuar mungesën e njohjes reciproke në planin franko-gjerman“,- shkruan ajo në rrjetin e saj social Facebook.

/rtsh.al/