RTSH 24 Live

Sociale

Suveniret e Gjirokastrës, Kalaja e Pazari Karakteristik, në dru e gur simbolet e këtij qyteti

02/05/2024

Suveniret e Gjirokastrës, Kalaja e Pazari Karakteristik, në dru e gur simbolet e këtij qyteti

Turistët që vijnë në Gjirokastër nuk mund të largohen pa marrë një suvenir nga dyqanet e artizanatit. Simboli që e personifikon qytetin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s mbeten padyshim objektet lokale si kështjella e Argjiros, Ismail Kadare e pazarin karakteristik. Duarartët gjirokastritë çdo ditë e më tepër i gdhendin këto objekte në produktet që ata bëjnë si në dru, gurë e qëndisma.

Meqenëse kalaja është destinacioni kryesor mund të themi dhe i vizitorëve të huaj por dhe vendas unë e kam bërë atë në madhësi dhe forma të ndryshme, ajo është më e preferuara. Suveniri që u sugjeroj është dhe shqiponja”, tha drugdhendësi Anastas Petridhi.

Turistët që vijnë këtu vijnë apostafat që të marrin diçka nga këtu dhe shumë e preferuar është kalaja e Gjirokastrës. Por ka dhe porosi që mund ta bëj sipas dëshirës që preferon turisti por edhe mund të marrin edhe këtu”, tha gurgdhendësi Ermal Makri .

Ndërkaq vizitorët që vijnë në qytetin e gurtë, përveç se preferojnë të marrin një copëz Gjirokastre me vete nuk mund të largohen pa provuar apo pa bërë një fotografi me kostumet tradicionale të këtij qyteti.

Marrin edhe një pjesë historie të përkthyer këtë në eksperiencë të kostumit tradicional. Veshin një kostum bëjnë disa fotografi për ti pasur si kujtim”, tha qëndistarja Eli Zhulati.  

Punime të ndryshme të realizuara me mjeshtëri po tërheqin vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme të botës.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/