RTSH 24 Live

Aktualitet

Shkodër, nis “Java e Evropës” Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së!

04/05/2024

Shkodër, nis “Java e Evropës” Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së!

Në Shirokë, buzë Liqenti të Shkodrës u çel të shtunën “Java e Evropës 2024”.

Ambasadori i bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato e konsideroi kënaqësi që Java e Evropës po çelet në Shkodër. Ai tha se janë tre tema kryesore mbi të cilat do të fokusohet aktiviteti, gjithëpërfshirja, larmishmëria në shoqëri dhe të drejtat e njeriut.

“Roli i delegacionit Evropian është që ne ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE, për t’u bërë shtet anëtar. Por që Shqipëria të bëhet shtet anëtarë do të duhet të ndryshojnë shumë gjëra. Do të duhet që vendi të modernizohet më tej, do të duhet që edhe infrastruktura të ndryshojë, gjithashtu edhe standardet të përmirësohen”, tha zoti Gonzato.

Ndërsa nën/kryetari i bashkisë së Shkodrës, Onid Bejleri në fjalën e tij tha se, “destinacioni, jo vetëm i qytetit tonë, por i komplet Shqipërisë është Evropa, destinacion i cili në këtë rrugëtim është i pamundur të bëhet pa ndihmën e miqve dhe partnerëve tonë evropianë”.

Dita filloi me performanca artistike dhe një panair, me një instalacion video 360 gradë ku të pranishmit mund të krijonin video unike dhe t’i  ndanin ato në kohë reale në rrjetet sociale.

Pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime dhe  shijuan përvoja interaktive mjaftë interesante.

/ rtsh.al /