RTSH 24 Live

Sociale

Shiroka gati për sezonin turistik, qytetarët vlerësojnë punën e bërë

02/05/2024

Shiroka gati për sezonin turistik, qytetarët vlerësojnë punën e bërë

Moti me diell dhe ngrohja e temperaturave ka shtuar lëvizshmërinë në pikën turistike të Shirokës.  Bashkia Shkodër ka marrë një sërë masash prag të këtij sezoni.

Plani synon sistemimin e plotë të zonës së Shirokës, duke qenë zona të dedikuara për shërbimet, korsitë e biçikletave dhe hapësirën për qytetarët.

Ky standart përfshin edhe modelin e stendave dhe çadrave që do të vendosen nga bizneset së bashku me tavolinat e shërbimit.

Ndryshim i madh dhe ka nevojë akoma për më shumë”, tha një qytetar.

Nuk është sistemim i keq, njerëzit vijnë për të pushuar”, tha një qytetar tjetër.

Zona e Shirokës është një nga pikat kryesore turistike të qytetit të Shkodrës dhe ka marrë një vëmendje maksimale për të qenë në kushte sa më optimale për t’i ofruar një sezon turistik të suksesshëm.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/