RTSH 24 Live

Kosova

SHBA, gjykata vendos që qeveria të lejojë ndërtimin e xhamisë në Horn Lake

05/01/2022

SHBA, gjykata vendos që qeveria të lejojë ndërtimin e xhamisë në Horn Lake

Gjykata federale në SHBA ka vendosur që administrata e qytetit Horn Lake në shtetin Mississippi të lejojë ndërtimin e një xhamie në qytet.

Gjyqtari federal Michael P. Mills vendosi në favor të dy muslimanëve që donin të ndërtonin një xhami në Horn Lake të Kontit DeSoto, të cilët aplikuan në gjykatë me ankesë për "diskriminim fetar" pasi që kërkesa e tyre u refuzua nga administrata e qytetit.

Gjykatësi Mills, i cili i kërkoi qeverisë së qytetit të pranonte kërkesën e tij për planin e ndërtimit të xhamisë, të cilin e refuzuan në fillim të vitit 2021, urdhëroi gjithashtu qytetin Horn Lake të vepronte pa vonesa të pazakonta dhe pa qëllime të paligjshme diskriminuese në të gjitha kërkesat e nevojshme për ndërtimin dhe lejet për xhaminë.

Mills urdhëroi gjithashtu administratën e qytetit që t'i paguajë 25.000 dollarë Maher Abuirshaidit dhe Riyadh Elkhayyatit, të cilët donin të ndërtojnë një xhami dhe të përballojnë shpenzimet e avokatëve të tyre.

Banorët e Kontit DeSoto, Abuirshaid dhe Elkhayyat, kishin kërkuar të ndërtonin një xhami në Horn Lake, në mënyrë që muslimanët në qytet të mos kishin nevojë të udhëtonin gjysmë ore me makinë deri në Memphis, ku ndodhet xhamia më e afërt.

Në fillim të vitit 2021, komisioni i planifikimit të qytetit të Horn Lake rekomandoi refuzimin e planit të kërkuar për xhaminë, me qeverinë e qytetit duke ndjekur rekomandimin, duke u arsyetuar se, "nuk ka rezerva të mjaftueshme uji për zjarrfikësit në vendin e kërkuar për xhami, trafikun e mundshëm dhe zhurmën".

Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU) ngriti një padi për diskriminim kundër qeverisë së qytetit në nëntor të vitit 2021 në emër të Abuirsahid dhe Elkhayyat, duke pretenduar se administrata e hodhi poshtë projektin me "paragjykim anti-musliman".

Xhamia që do të ndërtohet do të jetë xhamia e parë në Kontin DeSoto.