RTSH 24 Live

Kosova

Samedin Mehmeti zgjidhet drejtori i Policisë së Kosovës

13/01/2021

Samedin Mehmeti zgjidhet drejtori i Policisë së Kosovës

Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, njofton gazeta Express. 
Lajmin për zgjedhjen e tij e ka konfirmuar për gazetën zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

Mehmeti është zgjedhur drejtor përmes votimit elektronik në mbledhjen e Qeverisë.

“Po me shumicë votash është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Kosovës, tash sa përfundoj votimi”, ka thënë Baxhaku, duke shtuar se së shpejti do të lëshojnë një njoftim.

Ky vendim vjen pas rreth tre muajve që Samedin Mehmeti ushtroi detyrën si drejtor i përgjithshëm.

Pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendësdrejtori Samedin Mehmeti.