RTSH 24 Live

Aktualitet

Rikthehet "Tirana pa makina"

04/05/2024

Rikthehet "Tirana pa makina"

Bashkia e Tiranës rikthen “Tirana pa makina”. Kjo nismë ka synuar sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.

Në qendrën e Tiranës do të jenë të shumta aktivitetet e organizuara nga bashkia e kryeqytetit, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.

“Rikthehet “Tirana pa Makina”. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera.

Sigurisht që ka edhe surpriza”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

/ rtsh.al /