RTSH 24 Live

Sociale

Resurset e Shkodrës në turizëm-Forumi, platformë për shkëmbimin e ideve në turizmin ndërkombëtar

02/05/2024

Resurset e Shkodrës në turizëm-Forumi, platformë për shkëmbimin e ideve në turizmin ndërkombëtar

Rritja e turizmit ndërkombëtar në Shkodër, ishte fokusi i forumit të mbajtur në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Pjesë e tij ishin pedagogë të këtij universiteti, specialistë të fushës ndërkohë që i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Benet Beci.

Ky i fundit në fjalën e tij theksoi se “Shkodra me këto resurse të jashtëzakonshme ka nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve për tu bërë një zonë elitare për këtë sektor”.

Akademikët e universitetit u ndalën tek prioritetet dhe bashkëpunimi që duhet për t’ju përgjigjur numrit në rritje të turistëve që vizitojnë Shkodrën.

Në këtë forum u dakordësua për bashkëpunime të ngushta mes ekspertëve të fushës, Universitetit dhe Bashkisë Shkodër, në krijimin e mekanizmave dhe ndërhyrjeve konkrete që e kthejnë sektorin e turizmit në një motor për zhvillimin ekonomik të rajonit të Shkodrës.

Përgatiti: Marjo Gjini

/rtsh.al/