RTSH 24 Live

Sociale

Qytetari i ktheu portofolin e humbur, aktivistja: Ka shumë njerëz të mirë, por duhen zbuluar

23/04/2024

Qytetari i ktheu portofolin e humbur, aktivistja: Ka shumë njerëz të mirë, por duhen zbuluar

Me një mesash të bukur erdhi në studion e “Jetë Shqiptare” aktivistja Sevim Arbana. Marrë shkas nga ngjarja e saj e cila humbi portofolin, por që ju kthye nga qytetari që e gjeti atë. Në shenjë falënderimi ajo bëri dhe një foto me qytetarin Gjergj Pëllumbi, vëllai i aktores Eva Pëllumbi të cilën e publikoi në rrjete sociale ndërsa u shpreh se në vendin tonë ka shumë njerëz të mirë, por duhen zbuluar dhe duhet t’i japësh zë këtyre veprimeve.

Shkova në Bankë dhe nxora kuletën pasi do e përdorja sërish në një bankë tjetër. Kuletën e kisha në dorë , por kur shkoj tek banka tjetër shikoj që nuk e kisha kuletën edhe pse distancë ishte shumë e vogël. U shqetësova shumë sepse mendova jo vetëm për paratë por kartat dhe dokumentet pasi kisha shumë gjëra atje. Po pyesja njerëzit vërdallë, kur në shkallë shikoj një burrë që më pyet se pse jam kaq e shqetësuar. I them kam humbur kuletën ndërsa më thotë që e ka ai. U befasova dhe e falenderova nga zemra, pasi shkova në shtëpi u ktheva ta pyesja për emrin apo për të bërë një foto si shenjë falënderimi.

Mesazhi që dua të sjell është që në vendin tonë ka njerëz shumë të mirë, por thjesht ne duhet t’i zbulojmë dhe tu japim zë. Fatkeqësisht edhe media i ka dhënë më shumë zë lajmeve të këqija, krimeve. Ndodhin kudo, por këtu jepen me detaje dhe na kanë bërë pesimist dhe pa shpresë', tha ajo.

/rtsh.al/