RTSH 24 Live

Botë

Presidenti iranian: S’do mbetet asgjë nga Izraeli nëse na sulmon sërish

23/04/2024

Presidenti iranian: S’do mbetet asgjë nga Izraeli nëse na sulmon sërish

Një sulm izraelit në territorin iranian do të kishte pasoja serioze dhe do të rezultojë në “asgjë të mbetur” nga Izraeli, tha presidenti iranian Ebrahim Raisi të martën, njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA.

“Nuk do të mbetet asgjë nga ai entitet” nëse Izraeli sulmon përsëri Iranin, tha Raisi.

Komentet e Raisit u bënë në vizitën e dytë të tij zyrtare tre-ditore në Pakistan, në një universitet në provincën Punjab. Raisi paralajmëroi se nëse Izraeli “bën një gabim tjetër dhe shkel sovranitetin e tokave të shenjta iraniane, situata do të jetë ndryshe”.

Një prej zyrtarëve amerikanë tha se paralajmërimi erdhi pasi Izraeli kreu një sulm ushtarak brenda Iranit, megjithëse Izraeli nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Zyrtarët në Teheran kanë kërkuar të zvogëlojnë sulmin e së premtes në mëngjes ndaj Iranit, teksa tensionet po ziejnë nga një përshkallëzim i rëndësishëm midis fuqive rajonale.

/rtsh.al/