RTSH 24 Live

Politikë

Pr/ligjin për Prefektin, Balla: Respekton pavarësinë e pushtetit vendor. Çupi: Është kthyer në institucion pensionistësh

18/04/2024

Pr/ligjin për Prefektin, Balla: Respekton pavarësinë e pushtetit vendor. Çupi: Është kthyer në institucion pensionistësh

Projektligji për Prefektin është diskutuar në Kuvend, ku ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se ky projektligj do të krijojë pavarësinë e pushtete vendor, ndërsa janë marrë për bazë modele nga Franca, Italia e Rumania.

“Ne e respektojmë pavarësinë e pushtetit vendor. Të përmirësojmë shërbimet, duke nisur nga ata që i ofrojnë. Aktet që kontrollon prefekti janë të miratuara nga këshilli. Ka një kartë të pavarësisë nga vetëqeverisja e pushtetit vendor. Po marrim modelet që kemi parë tek ligji për prefektin në Francë, Itali e Rumani, vende që kanë konceptin e prefektit. E rëndësishme është që prefekti të kthehet në koordinator dhe historia e kryebashkiakut që merr në telefon hajde se ka rënë zjarr në filan fshat”, tha Balla.

Për deputeten e PD, Dhurata Çupi Prefektura është kthyer në një institucion pensionistësh që ka dështuar dhe se për të është koha që të hiqet si institucion.

 “Sipas ligjit, një nga përgjegjësitë e Prefektit është raportimi se çfarë bëjnë institucionet e qeverisë qendrore, të vendosura në çdo bashki. Por Prefekti është kthyer në një institucion pensionistësh, që nuk bëjnë asgjë në shërbim të komunitetit. Marrin një emërim nga qeveria, bëhen pjesë e klanit që i emëroi dhe këtu nis e përfundon detyrimi i tyre shtetëror, politik, qeverisës. Ndoshta, ka ardhur koha ta heqim prefektin si institucion. Është një dështim po aq i madh sa edhe kjo qeveri”, tha Çupi.

Projektligji i ri për Prefektin e qarkut do të ridimensionojnë rolin e prefektit dhe do të rrisë eficensën dhe performancën e këtij institucioni.

/rtsh.al/