RTSH 24 Live

Aktualitet

Porositi për vrasjen e ish-gruas për 120 mijë euro, dënohet me burg Alban Bengasi

09/05/2024

Porositi për vrasjen e ish-gruas për 120 mijë euro, dënohet me burg Alban Bengasi

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi, i cili do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas së tij.

Brengasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 1.4 vite burg, ndërsa prokuroria e Posaccme kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.

Alban Bengasi, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes së tij Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ngjarja për të cilën është dënuar Bengasi ka të bëjë me rastin 30 janarit 2020, ku rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, në momentin kur Blerta Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj, është dhunuar nga një person, i cili e ka goditur shumë herë me grushte në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës, dhe të gojës tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Hetimet e kryera nga SPAK, bënë të mundur identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

Alban Bengasi ka qenë porositësi i aktit të dhunës, ndërsa i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani.

Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasit, për të mësuar lëvizjet e saj  dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

/rtsh.al/