RTSH 24 Live

Aktualitet

Pjesë e një organizate kriminale, SPAK kërkesë për konfiskimin e pasurive me vlerë 1 milionë euro të Flamur Sinanajt

10/05/2024

Pjesë e një organizate kriminale, SPAK kërkesë për konfiskimin e pasurive me vlerë 1 milionë euro të Flamur Sinanajt

SPAK ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të Flamur Sinanajt dhe personave të lidhur me të.

Sinanaj është dënuar në 2010 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor me 8 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, mashtrim dhe dalsifikim dokumentesh, si pjesë e një organizate kriminale.

Pas shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimin dhekalimin në favor të shtetit të pasurive me vlerë gati 1 milionë euro të Sinanajt.

Në këtë kuadër, u vendos konsfiskimi i pasurive të luajtshme dhe paluajtshme, si më poshtë:

Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga  “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 70.000 Euro;

Njësi me sipërfaqe 163 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, përfituar sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 280.000 Euro;

Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 123 m2, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 15.990.000 Lekë;

7 (shtatë) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 660 854 Euro;

3 (tre) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 7.574.664 Lekë;

Motorr Uji “Yamaha”, tipi motor Deti “Jetski”, viti i prodhimit 2016;

Varkë Vetorizine e përdorur “Yamaha 242X Limited USA”, viti i prodhimit 2017, me gjatësi 7.45 m;

Automjet, marka “GMC”, modeli SIERRA SLT, tipi Kamion, viti i prodhimit 2011;

Automjet, marka “Mercedes Benz”, modeli B180CDI, tipi 146, viti i prodhimit 2012.