RTSH 24 Live

Aktualitet

Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Kalabri, Presidenti Begaj: Përfaqëson identitetin tonë

04/05/2024

Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Kalabri, Presidenti Begaj: Përfaqëson identitetin tonë

Në  prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj komuniteti arbëresh në San Basile ka zhvilluar sot një festë të paharrueshme ku këtë të shtunë të 4 majit është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu një vepër e skulptorit Ardian Pepa.

Në Kalabrinë e arbëreshëve, kjo ditë është kthyer në një festë të madhe mes motrave dhe vëllezërve të një gjaku, të cilët i kanë ruajtur aq mirë identitetin, traditat dhe zakonet shqiptare dhe që ndihen krenarë për origjinën e tyre.

Statuja është afërsisht gjashtë metra e lartë, duke e bërë atë shtatoren më të madhe të Skënderbeut në tokën italiane.

Mes emocioneve, presidenti Bajram Begaj, zbuloi monumentin kushtuar Skënderbeut, duke thënë. “Ai nuk është vetëm një figurë historike, por përfaqëson identitetin tonë”

“Sot jemi në San Basile, por ju garantoj se edhe gjatë vizitës sime të parë dhe në të gjitha bashkitë arbëreshe ndjeva një emocion të veçantë. Ka histori, ka kulturë, ka gjithmonë diçka që i bën krenar arbëreshët. Të shohësh fëmijë, të rinj, të moshuar që këndojnë shqip, veshin rrobat tradicionale është diçka e jashtëzakonshme” tha .

I pranishëm në këtë gjatë ceremonisë, si pjesë e delegacionit që shoqëron Presidentit, ka qenë dhe deputeti socialist Vullnet Sinaj i cili duke iu drejtuar të arbëreshëve të pranishëm tha se “dashuria dhe krenaria për prejardhjen e tyre si dhe forca e karakterit i kanë ndihmuar arbëreshët që ndër shekuj të ruajnë identitetin dhe gjuhën shqipe. Paralel me këto vlera, ata janë shembull i integrimit dhe bashkëjetesës”.

/rtsh.al/