RTSH 24 Live

Botë

Përplasen në ajër dy helikopterë të marinës malajziane, humbin jetën 10 persona

23/04/2024

Përplasen në ajër dy helikopterë të marinës malajziane, humbin jetën 10 persona

Dhjetë persona humbën jetën pasi dy helikopterë të marinës janë përplasur në ajër gjatë një stërvitje ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.

Një prej helikopterëve ka prekur helikën e helikopterit tjetër ç’ka shkaktoi më pas dhe përplasjen e tyre në tokë.

Incidenti ndodhi në orën 09:30 me kohën lokale në qytetin Malajzian të Lumut, i cili është shtëpia e një baze marine.

"Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekur në vend dhe eshtrat u dërguan në Spitalin Ushtarak [Lumut] për identifikim," tha Marina Mbretërore Malajziane.

Ai shtoi se do të formojë një komision për të hetuar shkakun e incidentit. Një nga helikopterët, një HOM M503-3 me shtatë persona në bord, besohet se është rrëzuar në një pistë vrapimi.

Tjetri, një Fennec M502-6 që mbante tre viktimat e tjera, u përplas në një pishinë aty pranë.

/rtsh.al/