RTSH 24 Live

Muzikë

Përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, Besa Kokëdhima zbulon më 11 mars versioni në anglisht të “Titan”

06/03/2024

Përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, Besa Kokëdhima zbulon më 11 mars versioni në anglisht të “Titan”

Përfaqësuesja e Shqipërisë së Eurovision 2024, Besa Kokëdhima do të publikojë më 11 mars versionin në anglisht të këngës së saj “Zemrën N’dorë” të cilët e ka titulluar “Titan”.

Me një postim në rrjetin social, Kokëdhima shprehet se arsyeja e ndryshimit të gjuhës nga shqip në anglisht, është bërë për shkak të përcjelljes dhe kuptimit nga të gjithë të këngës.

“Për të përcjellë më mirë mesazhin e këngës vendosëm që të gjitha ta kemi në anglisht. Kënga ka evoluar dhe dua që të gjithë ta kuptojnë mesazhin! E di që është rrezik ndryshimi i gjuhës, por çfarë mund të shkojë keq?”, shkruan Kokëdhima.

Besa Kokëdhima u shpall fituese nga publiku shqiptar në “Fest 62”, edhe pse artistja ishte shkëputur prej 12 vitesh nga bota e Festivaleve.

Kujtojmë se Besa Kokëdhima do të performojë në pjesën e parë të gjysmëfinales së dytë më 9 maj në Malmo të Suedisë.

/rtsh.al/