RTSH 24 Live

Politikë

PD nis punën në bazë për zgjedhjet - Dega e Lezhës përgatit emrat e kandidatëve për deputetë

23/04/2024

PD nis punën në bazë për zgjedhjet - Dega e Lezhës përgatit emrat e kandidatëve për deputetë

Teksa na ndajnë 1 vit nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Partia Demokratike në Lezhë ka përmbyllur fazën e propozimeve të kandidatëve për deputet. Janë 25 emra të propozuar nga baza të cilët do të kalojnë në siten e kryesisë së kësaj force politike.

Pas dekriminalizimit, Kryetarja e PD-së në Lezhë, Alfrida Marku thotë se, vetingu në politikë është një domosdoshmëri për të patur individë të pastër dhe me integritet.  

“E vetmja mënyrë për të larguar dhe për të sfiduar Rilindjen dhe keq qeverisjen e saj janë individë të pastër me integritet, dhe të pakorruptuar”, tha ajo.

Ndër emrat kryesor të propozuar nga baza e PD në Lezhë është kryetarja e degës Alfrida Marku, Preç Zogaj, David Syku si dhe Aleksandër Jushi.

/rtsh.al/