Në kuadër të samitit SHBA-Afrikë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të presidentit Joe Biden, Linda Thomas Greenfield.
Në këtë takim, Osmani ka diskutuar me Greenfield situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanin dhe veçanërisht për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Osmani ka bërë të ditur se ambasadorja Linda Thomas Greenfield është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të Presidenti Biden, është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-SHBA.
Sot, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, në takim me të diskutuam për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkruan Vjosa Osmani në rrjetin e saj, social në Facebook.
/rtsh.al/