RTSH 24 Live

Kosova

Nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë, Albin Kurti: Listë si e 14 shkurtit s'vjen më

18/10/2021

Nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë, Albin Kurti: Listë si e 14 shkurtit s'vjen më

Kryetari i LVV-së, njëherit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli në një konferencë për media lidhur me zgjedhjet lokale të mbajtura ditën e djeshme, ku i cilësoi ato zgjedhje të lira dhe demokratike. Kurti tha se janë të kënaqur që kanë shkuar në balotazh në shumicën e komunave. "Më vjen mirë që jeni e kënaqur me punën e ministrit Vitia edhe unë jam shumë i kënaqur. Ai është liruar nga detyra dhe është në garë për Prishitinën ku prin qartazi. Ku unë besoj se do jetë kryetar i kryeqytetit. Sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk mund ti krahasojmë me zgjedhjet e sotme sepse në krye kanë qenë njerëz që sot kryesojnë 3 institucione. Në atë listë ku unë, kryeparlamentari dhe presidentja Vjosa Osmani është e pashembullt. Nuk ka më shtu liste. Lëvizja Vetëvendosja, si subjekti më i madh, ka folur pakrahasimisht më shumë për çështjet nacionale sesa ato lokale. Po të kishin fituar kta kandidatët tanë që mbrëmë do ishte më mirë për qytetrët. Por për ne është më mirë, sepse kemi edhe 4 javë që të diskutojmë lidhur me çështjet lokale", tha Kurti.