RTSH 24 Live

Kuriozitete

Një nga librat më të hershëm në botë pritet të arrijë në ankand më shumë se 2.6 milionë dollarë

03/04/2024

Një nga librat më të hershëm në botë pritet të arrijë në ankand më shumë se 2.6 milionë dollarë

Një nga librat më të hershëm në ekzistencë pritet të arrijë mbi 2.6 milionë dollarë kur të dalë në ankand. Kodiku Crosby-Schøyen, i cili u shkrua në papirus në Egjipt, është libri më i hershëm liturgjik i krishterë, sipas shtëpisë ndërkombëtare të ankandeve Christie's , në Londër.

Thuhet se kodiku, i cili përbëhet nga 52 fletë gjatë një periudhe prej 40 vjetësh në një manastir në Egjiptin e sipërm.

Shkrimi me karbon sugjeron se libri daton diku midis mesit të shekullit III dhe IV. Një nga dëshmitarët më të hershëm të përhapjes së krishterimit, kodiku përmban letrën e parë të Pjetrit dhe Librin e Jonait.

Faqet ruhen brenda një pleksiglasi, i mbajtur në dy kuti druri. Kodiku është pjesë e Papiruseve Bodmer, të cilat u zbuluan në vitet 1950 dhe përfshijnë tekste biblike, shkrime të krishtera dhe tekste letrare pagane.

Ai u ble nga Universiteti i Misisipit ku qëndroi deri në vitin 1981 dhe me pas u ble nga koleksionisti norvegjez i dorëshkrimeve Martin Schøyen në 1988.

Gjendja e ruajtur mirë e kodikut është kryesisht për shkak të "kushteve të favorshme klimatike" në Egjipt ku u zbulua kodiku, sipas detajeve të katalogut të lëshuar nga Christie's.

/rtsh.al/