RTSH 24 Live

Sociale

Nis restaurimi i urës së Mesit, Investimi që po realizohet nga FSHZH pritet të përfundojë në qershor

02/05/2024

Nis restaurimi i urës së Mesit, Investimi që po realizohet nga FSHZH pritet të përfundojë në qershor

Një prej monumenteve historike dhe kulturore në Shkodër më të vizitueshme “Ura e Mesit” i është nënshtruar rehabilitimit.

Ky investim përfshin pjesën hyrëse të urës për sistemimin me kanale të

shkarkimit të ujërave të shiut, por edhe kapuçimin e të gjithë parapetit të urës në të dy krahët e saj.

Pjesë e projektit është edhe ndriçimi i Urës së Mesit. Gjithashtu ndërhyrje është bërë edhe në pjesën shkëmbore në të dyja bazamentet e harkut të madh të Urës së Mesit.

Me gjatësi 108 metra, gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe josimetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri.

Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/