RTSH 24 Live

Politikë

Neza: SPAK t'u japë fund hetimeve ndaj politikanëve të lartë

23/04/2024

Neza: SPAK t'u japë fund hetimeve ndaj politikanëve të lartë

Analisti Sami Neza, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ nxori në pah faktin se ndonëse SPAK po jep shenja për të luftuar korrupsioni, niveli i korrupsionit në të vërtetë nuk ka rënë, gjë që u pohua edhe në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas tij, SPAK nuk duhet ti zvarrisë hetimit ndaj politikanëve të lartë, duhet tu japë fund sa më shpejt.

“Është e dukshme që vazhdojnë hetimet ndaj metës dhe Kryemadhit, ndonëse ende nuk ka një akuzë. Ka një problem sepse sa herë flitet për arrestimet e niveleve të larta, mbeten kryesisht  thashetheme. SPAK i zgjat hetimet. Nuk mund të them pse. Hetimet ndaj Metës kanë nisur që në 2019. Nuk kemi ende një gjë konkrete. Nuk kemi ndonjë ndryshim nga prokuroria e zakonshme. Edhe ndaj Berishës nuk ka as akuzë, por hetimet vijojnë prej 4 vitesh. Ende nuk prodhohet ngjarje, vetëm ka tekst. SPAK është indikator matjesh. Nëse ai bën goditjet e duhura dhe nuk krijon vetëm tekst, por edhe ngjarje, them se do kemi produkt. Hetimet ndaj Berishës, Metës e Kryemadhit, janë bërë bazë për të ndërtuar kuptimet që lidhen me ngarkesat politike, qoftë edhe për shkak të zgjatjes së hetimeve. Nuk është folur kaq shumë më drejtësinë sa flitet tani. Nuk është detyrë e drejtësisë të ndërtojnë baraspesha politike në politikën e hetimeve. Ka mendime të ndryshme. Ca thonë të arrestohet Rama e Veliaj, ca thonë Meta e Berisha, por ky është më shumë debat politik. Korrupsioni në Shqipëri nuk ka rënë. Ka përmirësim në luftën që po bën drejtësia ndaj korrupsionit, por niveli korrupsionit nuk ka rënë.”, tha Neza.

/rtsh.al/