RTSH 24 Live

Europë

Ndryshimet klimatike, valët e nxehtësisë ekstreme gjithnjë e më të shpeshta në Europë

22/04/2024

Ndryshimet klimatike, valët e nxehtësisë ekstreme gjithnjë e më të shpeshta në Europë

Europa po përballet me valë gjithnjë e më ekstreme të të nxehtit, të cilat trupi i njeriut po përpiqet t'i përballojë, pasi temperatura vazhdon të rritet për shkak të ndryshimeve klimatike.

Shërbimi evropian Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike, në raportin e tyre për kushtet klimatike në Evropë, iu referuan kushteve ekstreme të vëzhguara në 2023, përfshirë valën e të nxehtit që ndodhi në korrik që shkaktoi 41% të Evropës Jugore stres të fortë, shumë të fortë ose ekstrem të nxehtësisë.

Vapa ekstreme është veçanërisht e rrezikshme për shëndetin e atyre që punojnë jashtë, të moshuarve dhe njerëzve që vuajnë nga sëmundje të tilla si sëmundjet kardiovaskulare ose diabeti.

Në disa zona të Italisë, një rritje prej 7% e numrit të vdekjeve në krahasim me normalen u regjistrua vitin e kaluar në korrik.

Në vitin 2023, zonat e Spanjës, Francës, Italisë dhe Greqisë përjetuan deri në dhjetë ditë ekstrem të nxehtësisë, me temperaturën që kalonte 46 gradë Celsius.

Vdekjet nga nxehtësia janë rritur me rreth 30% në Evropë gjatë 20 viteve të fundit, thotë raporti .

Viti i kaluar ishte më i ngrohti në histori, me temperaturat në Evropë që u rritën më shpejt se çdo rajon tjetër në tokë.

Sipas raportit, gazrat serrë janë kryesisht përgjegjës për nxehtësinë ekstreme të parë në vitin 2023, por faktorë të tjerë si fenomeni i motit El Nino gjithashtu luajtën një rol.

I nxehti shkaktoi edhe ekstreme të tjera, si përmbytje, pasi atmosfera më e ngrohtë mban më shumë lagështi, duke shkaktuar reshje më të mëdha.

/rtsh.al/