RTSH 24 Live

Kuriozitete

Ndryshimet klimatike - Muaji mars më i ngrohtë i regjistruar në botë

09/04/2024

Ndryshimet klimatike - Muaji mars më i ngrohtë i regjistruar në botë

Paralajmërimi erdhi pasi të dhënat treguan se muaji mars ishte më i ngrohtë i regjistruar në botë, duke e zgjatur ecurinë e rekordeve mujore të temperaturës.

Kjo ka nxitur shqetësime mes disave se bota mund të jetë duke u kthyer në një fazë të re të ndryshimit edhe më të shpejtë të klimës.

Muaji mars ishte 1,68 gradë Celsius më i ngrohtë përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha lëndësh djegëse fosile sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.

Por shkencëtarët po përpiqen të shpjegojnë saktësisht pse fundi i vitit 2023 ishte kaq i ngrohtë.

Temperaturat filluan të thyejnë rekorde me një diferencë veçanërisht të madhe rreth shtatorit të kaluar, dhe në atë kohë, El Niño ishte ende në zhvillim, kështu që nuk mund të shpjegohet gjithë ngrohtësia shtesë.

Thelbi i problemit janë emetimet e karburanteve fosile i cili është i njohur dhe kryesisht i pakontestueshëm në komunitetin shkencor. Një sondazh prej rreth 90,000 studimeve të lidhura me klimën tregon një konsensus prej 99.9% se njerëzit po ndryshojnë klimën duke djegur gaz, naftë, qymyr dhe pemë.

/rtsh.al/