RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rënie

10/05/2024

Moti - Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rënie

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E Premte, 10 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatar me reshje me intesitet mesatar.  Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     10/16°C

- Zonat e ulëta       12/23°C

- Zonat bregdetare 16/24°C

Kosovë

Kosova për dt. 10 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 11°C në mëngjes deri në 14°C –18°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 11 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasaura nga reshje shiu lokale.  Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     8/15°C

- Zonat e ulëta       1/23°C

- Zonat bregdetare 12/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari