RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe rrebeshe. Temperaturat me rënie

08/05/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe rrebeshe. Temperaturat me rënie

Një qendër me presion të ulët atmosferik do të ndikojë Mesdheun ku presim mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E Mërkurë, 08 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, reshje shiu dhe rrebeshe pasdite në zonat malore.  Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     10/20°C

- Zonat e ulëta       12/25°C

- Zonat bregdetare 16/24°C

Kosovë

Kosova për dt. 08 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 23°C –24°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte, 09 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje me intesitet mesatar.  Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     10/18°C

- Zonat e ulëta       12/23°C

- Zonat bregdetare 16/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari