RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me diell , temperaturat me rritje

28/04/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me diell , temperaturat me rritje

Anticikloni afrikan po ndikon Evropën Juglindore duke përmbyllur muajin Prill me temperature të larta në territorin e Shqipërisë.

E Diel, 28 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     6/26°C

- Zonat e ulëta       10/29°C

- Zonat bregdetare 12/28°C

Kosovë

Kosova për dt. 28 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 12°C në mëngjes deri në 23°C –27°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 29 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe mjegull në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim Lindje (E) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     8/26°C

- Zonat e ulëta       12/29°C

- Zonat bregdetare 14/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari