RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat me rënie

23/04/2024

Moti - Dita e sotme do jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat me rënie

Fluski i rrymave ajrore të paqëndrueshme Mesdhetare po ndikon Europën juglindore duke sjellë reshje shiu intesive në territorin e Shqipërisë.

E Martë, 23 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira, reshje shiu me rrebeshe dhe stuhi  në zonën jug , jugperëndimore. Era do të fryjë me drejtim Veri (N) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    6/15°C

- Zonat e ulëta       8/21°C

- Zonat bregdetare 12/20°C

Kosovë

Kosova për dt. 23 Prill 2024 do të ketë  vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C – 8°C në mëngjes deri në 12°C –14°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 24 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu , reshje bore në Alpe. Era do të fryjë me drejtim jug (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     8/15°C

- Zonat e ulëta       10/18°C

- Zonat bregdetare 14/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari