RTSH 24 Live

Aktualitet

Ministri Balla në Emiratet e Bashkuara: Studentët shqiptarë të akademisë së Sigurisë mundësi studimi në Abu Dabi

23/04/2024

Ministri Balla në Emiratet e Bashkuara: Studentët shqiptarë të akademisë së Sigurisë mundësi studimi në Abu Dabi

Gjatë qendrimit në Abu Dhabi ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në një takim nga kolonel Waleed Salem Al Shamesi, Drejtor i Përgjithshëm i Kolegjit të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Gjatë takimit, ministri Balla theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimim me Akademinë e Sigurisë dhe rritjen e shkëmbimeve të studentëve.

“Një bashkëpunim i rëndësishëm mes dy policive ishte dhe ajo mes akademive, kur studentët shqiptarë të akademisë së Sigurisë do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë e Policisë së Abu Dabit, duke marrë eksperiencën më të mirë për krimin kibernetik, krimin e organizuar dhe pastrimit të parave”, tha Balla. 
 
Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave në luftën kundër krimeve kibernetike, pastrimit të parave dhe te gjitha tipologjitë e krimeve perfshirë luftën kundër narkotikëve ishin në fokus të takimit.

/rtsh.al/