RTSH 24 Live

Politikë

Meta: S’jam i persekutuar politik i SPAK-ut. T'i marrin pasuritë e mia. S’kam bërë operacione plastike

06/05/2024

Meta: S’jam i persekutuar politik i SPAK-ut. T'i marrin pasuritë e mia. S’kam bërë operacione plastike

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani. I revoltuar Meta shprehet se të gjitha çështjet ndaj tij janë përralla që “vijnë si pasojë e Ramaformës”.

Në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH1, Meta u shpreh se SPAK nuk është një institucion legjitim, por një instrument për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Si ta kem qasjen normale më SPAK kur ai thotë se gjykatat vendosin çfarë themi ne. Unë nuk jam i persekutuar politik. Pasuritë e mia t’i marri të gjitha. Tjetër çfarë ka SPAK me mua?  Kam bërë që ndonjë operacion plastik unë se nuk di gjë? Asnjë gjë nuk ka me muza SPAK, zero. SPAK është pjellë e Ramaformës. Duhet të ishte institucion legjitim, por nuk mund të ishte. SPAK është një instrument për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës dhe shkatërruar pluralizmin politik. Duke marrë ën mbrojtje atë që gënjen edhe për orën dhe e dinë të gjithë se çfarë problemesh ka.   

Unë nuk kam thënë kurrë se jam i persekutuar nga SPAK. Për çfarë çështjes? Për përrallat e tyre? Kjo zgjidhet duke shkuar te sovraniteti Kushtetutës, tek 140 votat”, tha Meta.

/rtsh.al/