RTSH 24 Live

Politikë

Meta paralajmëron Ramën: Shumë shpejt do japësh llogari përpara drejtësisë

15/08/2022

Meta paralajmëron Ramën: Shumë shpejt do japësh llogari përpara drejtësisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se shumë shpejt Kryeministri Rama do të japë llogari përpara drejtësisë për të gjitha dëmet që i ka shkaktuar Shqipërisë. Teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të disa të rinjve me thirrjet “Rama ik”, Kreu i Partisë së Lirisë thekson se Rama është grabitësi i miliarda eurove të shqiptarëve dhe tradhtari i interesave kombëtare.

Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare.

Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”, shkruan Meta.

/rtsh.al/