RTSH 24 Live

Politikë

Mbyllen më 3 korrik sportelet e Kadastrës/ Rama: Korrupsioni dhe influenca politike, e pranishme! PS i kërkon falje shqiptarëve

30/06/2023

Mbyllen më 3 korrik sportelet e Kadastrës/ Rama: Korrupsioni dhe influenca politike, e pranishme! PS i kërkon falje shqiptarëve
Nga dita e hënë (3 korrik) mbyllen sportelet e Kadastrës. Kryeministri Edi Rama në prezantimin e reformës në institucion, i ka kërkuar falje në emër të Partisë Socialiste të gjithë shqiptarëve që  kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër. Rama u shpreh se korrupsioni dhe influenca politike mbi Kadastër ka qenë shumë e pranishme, duke bërë që Banka e pronës së patundshme të shqipëtarëve, sikurse e cilësoi ai, të mos jetë e sigurt.

Kjo reformë u shpreh Rama do ndihmojë në transformimin e Kadastrës në atë që duhet të jetë institucioni në të vërtetë.

Edhe pse ne kemi bërë përpjekje për të ndryshuar sistemin e titujve të pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde deri në dhimbje.

E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse e kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion që ta transformojmë kadastrën në atë që ëhstë në të vërtetë. Kadastra është bankë. Është një soj si BSH, si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursitem e qytetarëve dhe ku garantohen ndërveprimet e tyre me para, dhe si ccdo bankë, Kadastra nuk është një fole për qoka, për gjithëfarëlloj njerëzish që nuk lidhje me atë punë. Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme në radhë të parë nga ju ( kam parasysh kategorinë që ju përfaqësoni, deputetë ministra, kryetarë bashkish). Për të vazhduar më tutje me të gjithë ata që kanë sado pak pushtet. Që i kanë vënë vetes të drejtën të interferojnë me Kadastrën për të gjitha llojet e nevojave, që nga influenca në imponim për emërimin e drejtuesve të Kadastrës, te influenca për punonjës në Kadastër, te influenca për mbështetje për njëri e tjetrin deri në imponim, duke penguar Kadastrën të bëhet ajo që duhet të jetë: Banka e sigurtë e pronës së patundshme të shqiptarëve. Kjo është e vërteta e hidhur. E shkuara e tmerrshme, me harta të konsumuara nga palosje e shpalosje me tituj pronësie të lëvizshëm sipas interesave e me mbivendosje pronash nga papërgjegjshmëria e plotë që është karakteristike numër 1 e personave që futen në një mision jo për të bërë misionin. Kjo ka bërë që ne të trashëgojmë situatën më katastrofike në Europë”, tha Rama, teksa theksoi se me kokën ulur në emër të Partisë Socialiste i kërkon falje shqiptarëve për kalvarin e torturave që kanë kaluar me Kadastrën. Kreu i qeverisë theksoi se aktori kryesor për të cilin Kadastra nuk është ashtu sikurse duhej të ishte, është pikërisht korrupsioni. Ai theksoi se influenca politike mbi Kadastrën, e  deputetëve dhe kryebashkiakëve ka qenë shumë e pranishme.

Është bërë shumë përpjekje, askush nuk e mohon, por askush nuk mohon dot se sot ne jemi në kushtet kur nuk mund të themi se kemi arritur atë që duhej, përkundrazi, kemi parë para syve të ndodhin çudira me pronat e shqiptarëve.

Aktori kryesor i gjithë kësaj historie të zymtë është korrupsioni, paraja, por ajo shprehja: kur gjenerali shkul një mollë, ushtarët marrin gjithë pemën. Ka bërë që për shkak se influenca politike mbi kadastrën e  deputetëve, e kryebashkiakëve ka qenë shumë e pranishme, atëherë të tjerët kanë bërë një mijë-fishin e asaj që kanë qenë të detyruar nga lidhjet familjare, klanore, t’i bëjnë për njërin apo tjetrin.

Unë dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur, se sot është dita për ti kërkuar ndjesë të madhe në emër të PS të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër.

Kjo ndjesë është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore dhe natyrisht nuk është e gjithë partia, por udhëheqja e partisë në radhë të parë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për gjithë të tjerët”, theksoi ai.

/rtsh.al/