RTSH 24 Live

Europë

Mbi 14 mijë shtëpi të përmbytura në Rusinë Qendrore, fillon të ulet niveli i ujit

23/04/2024

Mbi 14 mijë shtëpi të përmbytura në Rusinë Qendrore, fillon të ulet niveli i ujit

Më shumë se 14.700 shtëpi të banuara në Rusi kanë mbetur nën ujë nga përmbytjet që nisën në fillim të prillit.

"Mbi 14.700 shtëpi të banuara dhe gati 29 mijë shtëpi përdhese janë përmbytur. Gjatë 24 orëve të fundit është rritur ndjeshëm numri," njoftuan shërbimet operative agjencinë ruse të lajmeve, TASS.

Rajoni më i prekur mbetet Orenburgu me 12.300 shtëpi nën ujë, ndërsa mbahet nën monitorim rajoni i Tjumenit prej frikës së çarjes së digave.

Për shkak të situatës, 38 mijë rusë raportohet se janë evakuar nga zonat më të rrezikuara që prej nisjes së vërshimeve.

Rusia dhe Kazakistani i kanë konsideruar përmbytjet më të rëndat në 80 vitet e fundit.

Kazakistani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 nga 17 rajonet e vendit. Shtatë persona kanë gjetur vdekjen për shkak të përmbytjeve, sipas Ministrisë së Brendshme kazakistanase.

Për ekspertët, shkaqet e përmbytjeve janë të ndryshme, por një prej tyre është shkrirja e rezervës së madhe me dëborë në zonë, ngrirja e tokës - që nuk e lejon të thithë shiun ose dëborën e shkrirë - dhe lëshimi i ujit nga rezervuari lokal. /TASS, Fox

/rtsh.al/