RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbetën të bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, shpëtohen pas 5 orë kërkimesh 5 turistët anglezë

28/04/2024

Mbetën të bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, shpëtohen pas 5 orë kërkimesh 5 turistët anglezë

5 turistë anglez janë ndihmuar nga policia pas raportimit se kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë.

Pas raportimit më datë 27 prill në mbrëmje se turistët anglezë kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, policia në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit nisën kërkimet për ta.

U deshën 5 orë kërkime, operacion që zgjati edhe pas mesnate, që të gjendeshin 5 turistët nga Britania e Madhe, të cilët u ndihmuan të ktheheshin të sigurt në hotelin e tyre.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, ndërsa fton ata dhe qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

 

/rtsh.al/