RTSH 24 Live

Europë

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë: Rimendojeni, do ndikojë keq në mbrojtjen e refugjatëve

23/04/2024

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë: Rimendojeni, do ndikojë keq në mbrojtjen e refugjatëve

Dy zyrtarë të lartë të OKB-së i kanë bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar të anulojë planin e saj për të zhvendosur azilkërkuesit në Ruanda.

Në një deklaratë të përbashkët, dy komisionerët e lartë të OKB-së, Filippo Grandi dhe Volker Turk, thonë se politika do të ketë një ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve dhe të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Grandi thotë se mbrojtja e azilkërkuesve kërkon që të gjitha vendet të respektojnë detyrimet e tyre. Por marrëveshja e Mbretërisë së Bashkuar "kërkon të zhvendosë përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve, duke minuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke vendosur një precedent shqetësues global", thotë ai në deklaratë.

Parlamenti britanik ka miratuar projektligjin e kryeministrit Rishi Sunak, pas një seance natën vonë dhe disa muaj debatesh. Projektligji përcakton Ruandën një vend të sigurt dhe është një pjesë kyçe e planeve të qeverisë për të dërguar disa azilkërkues atje.

Ai u kritikua ashpër nga partitë opozitare dhe grupet e të drejtave, por pas disa debatesh, Lordët hoqën dorë nga kundërshtimet e tyre./ BBC

/rtsh.al/