RTSH 24 Live

Sociale

Libohova destinacion për turistët e huaj, Çano: Gjatë 2023-shit 16 mijë, sivjet pritet dyfishim

23/04/2024

Libohova destinacion për turistët e huaj, Çano: Gjatë 2023-shit 16 mijë, sivjet pritet dyfishim

Libohova ka rritur pritshmëritë për turizmin. Sipas Arjan Çanos specialist i turizmit në këtë bashki, vitin e kaluar Libohovën e vizituan më shumë se 16 mijë turistë, shifër që këtë vit pritet të dyfishohet. 

Në çdo vit po shohim një trend rritje dhe kjo për efekt të prurjes së madhe të turistëve vendas dhe të huaj. Po hapen bujtina të reja, ambjente të reja dhe po zhvillohet vendi", tha Çano.

Kjo bashki ofron për vizitorët e huaj edhe turizmin rural, vizitorët e huaj janë tepër të interesuar për këtë lloj turizmi” pohon Çano dhe Libohova e ka mundësinë për ta zhvilluar më tej fal produkteve bio që fshatrat kanë historisë trashëgimisë kulturore e të tjera.

Në bashkinë Libohovë ka disa fshatra që kanë interes turistët”, shtoi ai.

Vitin e kaluar Libohovën e vizituan më shumë se 16.000 vizitorë ndërkaq objektet më të vizituar ishin ata të trashëgimisë historike e kulturore, të kultit dhe natyrës e të tjerë.

RTSH