RTSH 24 Live

Aktualitet

Laboratori i UBT për identifikimin e Covid - 19 fut Shqipërinë në rrjetin e monitorimit

04/05/2024

Laboratori i UBT për identifikimin e Covid - 19 fut Shqipërinë në rrjetin e monitorimit

       
I financuar nga qeveria gjermane përmes GIZ,  laboratori i "Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm" të viruseve dhe antibiotiko-rezistencës është i vetmi në llojin e tij në Shqipëri dhe rajon. Ai mundëson vlerësimin në kohë reale të ecurisë së post-pandemisë në ujërat e ndotura, por edhe të emergjencave të tjera. 

Zv.rektorja Erinda Lika tregon për RTSH, se si pëftohet informacioni paraprak. “Deri tani ky laborator ka identifikuar në mënyrë të parakohshme genet e covid 19 nëpërmjet testimit të ujërave të zezan në disa pika të Shqipërisë, në disa sektorë të lumit Lana, në Ishëm, Erzen, etj dhe aktualisht po vazhdon me testime të tjera të Covid.E parë nga këndëvështrimet e faktorëve që ndikojnë  në zhvillimin e mekanizmave të antirezistencës mikrobike në këtë laborator po aplikohet një projekt në bashkëpunim me Universitetin e Bostonit për të identifikuar të gjithë faktorët mjedisor influencues të mekanizmave që ndikojnë në persistencën e mekanizmave të rezistencës dhe në qarkullimin e tyre, por dhe për të identifikuar gjurmueshmërinë e geneve të rezistencës të komuniteteve të ndryshme në Shqipëri” tha zonja Lika.  

Analizat a biologjike molekulare kryhen në mënyrë periodike në varësi të kushteve klimatike.  “ Analizat kryhen në mënyrë periodike në varësi të kushteve klimaterike si një faktor që përcakton në mënyrë direkte dhe indirekte vlefshmërinë e rezultatit të analizave në sensin që kur ka rreshje nuk rekomandohet që të bëhet marrja e mostrave, por edhe në sezone të ndryshme për të parë influencën e kushteve të ndryshme klimaterike në përhapjen e sëmundjeve infektive që qarkullojnë përmes ujërave të zeza.  Jo vetëm, por edhe për të parë kushtet klimaterike sesi influencojnë në zhvillimin e geneve të rezistencës. Në mënyrë periodike, analizat bëhen  një herë në javë, zakonisht ditën e mërkurë gjithmonë në përputhje me kushtet klimatike dhe në raste të spoteve të cilat janë vënë në hartën e montorimit është përcaktuar dhe një protokoll tjetër i marrjes së kampioneve nëpër rrethet e Shqipërisë në varësi edhe të shpërthimeve klinike që na raportohen nga ISHP“ tha zv.rektorja Erinda Lika për RTSH.

Por çfarë ndodh pas marrjes së kampioneve dhe sa të vlefshme kanë qenë deri tani analizat në këtë laborator? “Menjëherë pas marrjes së mostrave që sillen në këtë laborator, kryhen analizat dhe rezultatet e analizave të mbledhura në mënyrë periodike sezonale ose mujore dërgohen nëpërmjet një raporti narrative në ISHP dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit. Ky laborator ka qenë jashtëzakonisht  i suksesshëm në paralajmërimin e hershëm të shpërthimit të hershëm të një sëmundje infektive duke cuar në një muaj deri në një muaj e gjysëm rezultatet e analizave paralajmëruese për shpërthimet klinike të sëmundjeve infektive” tha zv.rektorja Erinda Lika. 

Për të shmangur pasiguritë, zv. Rektorja thotë se është implementuar një protokoll i veçantë. “Te dedektosh genet antimikrobike të rezistencës apo të survejosh ( të ngresh sistemet e survejancës) të sëmundjeve infective për ti kapur në mënyrë të parakoshme përmes analizimit të ujërave të zeza kanë koeficentet e vete të pasigurisë të cilët bëjnë që të ndjehemi ndonjëherë të pasigurt. Për këtë arsye, protokolli I implementuar është hartuar në mënyrë të tillë që të evitohen të tilla. Për këtë arsye merren tre kampione në mënyrë që të jemi të sigurt për cdo lloj pasaktësie që mund të lindin gjatë procesit  të analizave. Deri tani rezultatet e dala nga laboratori kanë qenë të verifikuara dhe të suksesshme, pra në sinkron me rastet e shpërthimeve klinike të covid dhe geneve anti-mikrobike të rezistencës” tha Zv.rektorja Erinda Lika për RTSH.

Me këtë laborator, shqipëria për të parën herë është pjesë e rrjetit të monitorimit dhe paraljmërimit të hershëm të covid 19 në ujërat e ndotura, duke u bërë kështu pjesë e sistemit global të mbikëqyrjes shëndetësore.  


/ rtsh.al /