RTSH 24 Live

Kosova

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim projektligjin e buxhetit për vitin 2023

17/11/2022

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim projektligjin e buxhetit për vitin 2023

Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro, ka miratuar sot në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Kundër miratimit të buxhetit votoi vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli, ndërsa deputetët e partive opozitare u përmbajtën nga votimi.

Pas përfundimit të kësaj pike, kryetari i Kuvendit, mbylli punimet e seancës plenare.

Ndërkohë, Kuvendi të premten sërish do të mblidhet në orën 13:00, ku do të ketë debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi.

/ rtsh.al /