RTSH 24 Live

Aktualitet

Kurbin- Vinin baste sportive me celular, arrestohen 2 persona

23/04/2024

Kurbin- Vinin baste sportive me celular, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme të lojërave të fatit.

Sipas bluve, një 34-vjeçar dhe një 41-vjeçar janë kapur duke vënë baste sportive me celular.

Gjatë kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., u kapën ai dhe 41-vjeçari, duke vënë baste sportive, me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e këtyre shtetasve”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

/rtsh.al/