RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, shënohet 1 humbje jete, 17 raste të reja në 24 orët e fundit me COVID-19

12/06/2021

Kosovë, shënohet 1 humbje jete, 17 raste të reja në 24 orët e fundit me COVID-19

Kosova ka shënuar 1 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 1 mijë e 774 testime.
112 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.
Në muajin qershor Kosova ka regjistruar luhatje të shifrave, por gjithsesi numrat janë dukshëm më të ulëta se gjithë muajt e tjerë të pandemisë.

NJOFTIMI NGA IKSHPK
12 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës. Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791. Në total numri i rasteve aktive është 531.