RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, rreth 13 900 raste aktive me COVID-19

08/04/2021

Kosovë, rreth 13 900 raste aktive me COVID-19

Kosova ka njohur ditët e fundit rritje të infektimeve të reja me COVID-19 dhe te fataliteteve. Bëhet e ditur se numri i rasteve aktive ka shkuar në 13.903.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste. /KosovaPress/