RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, regjistrohen 1822 raste aktive me COVID-19

03/06/2021

Kosovë, regjistrohen 1822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107 447 raste nga 614 090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 243 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103 382 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 1 822.
Instituti po ashtu njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69 686 doza të vaksinës.