RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, mbi 8300 raste aktive me COVID

03/05/2021

Kosovë, mbi 8300 raste aktive me COVID

Ditëve të fundit janë raportuar shifra më të ulëta të rasteve ditore me COVID-19, megjithatë vendi numëron saktësisht 8307 raste aktive më këtë sëmundje. Vetëm në raportin e fundit të IKSHPK rezultuan 160 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste.